Pas diplomimit, mjekët regjistrohen nëpër kurse të gjermanishtes, për të ikur jashtë vendit.
Sipas Shoqatës së mjekëve shqiptarë në Maqedoni, dukuria është më e theksuar në rajonin e Tetovës.
Në dhjetë vjetët e fundit është rritur numri i mjekëve, të cilët kërkojnë vërtetime nga Oda e Mjekëve, se në mënyrë aktive merren me mjekësi klinike. Në vitin 2015 ky numër arriti në 171. Nuk dihet nëse këta mjekë janë kthyer në Maqedoni apo jo.
Ndërkaq, nënkryetarja e Odës së mjekëve, Lençe Nelovska, thotë për Alsat-M se ”vërtetimi i njëjtë vlen edhe për njerëzit që planifikojnë të shpërngulen, por ne si Odë as që kemi të drejtë, e as që kërkojmë të dhëna për atë nëse mjekët shkojnë dhe kthehen, apo nuk kthehen fare”, përcjell albinfo.ch.