Arka e fondit për pensione të grupit Manor ka vendosur të rritë moshë e pensionit të punonjësve të saj nga 63 deri në 65 vjet. Ky ndryshim do të jetë në fuqi që nga viti 2017. Sipas zëdhënësit të grupit, ky vendim ka për qëllim për të ruajtur nivelin e përfitimeve për disa breza kur dihet se jetëgjatësia është në rritje ndërsa shuma e fondit e ulët.
Për më tepër, kontributet do të rritet që nga mosha 40 vjeçare, me pakënaqësinë e madhe të sindikatës Unia. Fondi i pensioneve Manor (i cili përfshin edhe qendrat Jumbo dhe dyqanet sportive Athleticum) punëson 8800 veta dhe derdh 3900 pensione.