Shoqata Kulturore Shqiptare në Nyon me Rrethinë do të organizojë një manifestim me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Ky manifestim do të mbahet më 25 nëntor 2017, prej 18.30, në sallën komunale në Nyon (rue des Marchandises 4).
“I/E nderuar,
Shoqata Kulturore Shqiptare në Nyon me Rrethinë (SHKSHNRR)
ju fton në manifestimin me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, me
25 nëntor 2017, prej 18.30,
në sallën komunale në Nyon (rue des Marchandises 4).
Shkolla shqipe në Nyon me programin e saj vë në dukje rëndësinë e gjuhës, folklorit dhe flamurit kombëtar shqiptar, që së bashku janë forcim i identitetit kombëtar.
Programi i festës ofron një udhëtim muzikal në trevat tona.
Manifestimi do të përcillet me disa specialitete të kuzhinës sonë.
Hyrja është falas dhe e hapur për të gjithë.
Ju mirëpresim!”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.