Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët, nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës shqipe që jetojnë dhe veprojnë në kantonin e Glarusit dhe të St. Gallenit për pjesëmarrje në manifestimin shkollor, me rastin e
17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës
7 Marsit – Ditës së Shkollës Shqipe
Për nder të këtyre datave nxënësit e shkollës shqipe do të shfaqin një program të pasur kulturor – artistik me recitime, këngë dhe valle.
Manifestimi do të zhvillohet të Shtunën, më 7. Mars 2015, në ora 16.00 në sallën (Turnhalle) Pestalozzistrasse 1, 8865 Bilten
Ejani dhe binduni në përpjekjet e nxënësve të shkollës shqipe në
ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare
Hyrja si çdo herë është falas.
L.A.P.SH. “Naim Frashëri” – të kantonit të Glarusit dhe të St. Gallenit, Vaxhid Sejdiu