Programi u hap me Himnin e Flamurit të Shqipërisë dhe Kosovës, kënduar nga nxënësit tanë, të cilët na emocionuan shumë, përcjell albinfo.ch.
Himnin e shoqëruan: violinisti-profesor muzike Leonard Simaku dhe Leon Bekaj, nxënës në Pre-kolegjin në kuadër të Konservatorit në Lugano.



Postimi i plotë
Manifestim madhështor organizuar nga Shkolla shqipe në Lugano dhe Roveredo.
Me prezencën e tij, na nderoi themeluesi i Shkolla Shqipe Zvicër, zotëri Vaxhid Sejdiu, të cilin e falënderojmë për ndihmën e pakursyer.
Skenën na e zbukuruan duke shkëlqyer me vallet e tyre Shoqata Sharri Switzerland dhe koreografi Kreshnik Sadikaj, të cilët i falënderojmë për pjesëmarrjen e tyre.
Leon Bekaj e ndezi atmosferën me një seri këngësh, i cili na mahniti me performancën e tij.
Recitimet, këngët dhe vallet na shoqëruan deri në përmbyllje të këtij programi, duke transmetuar magjinë dhe emocionin tek të pranishmit.
Falënderojmë gjithashtu mësuesen Mimoza Qarreti-Elshani dhe Egzona Imeri për kontributin e dhënë.
Programin e prezantuan Leonard Simaku dhe Mimoza Qarreti-Elshani!
Gjithashtu, falënderojmë të gjithë ata të cilët kontribuan në mënyra të ndryshme në këtë manifestim.