Ndeshja me Serbinë po afrohet, dhe dilemat po shkojnë drejt fundit se kush do të luajë e kush jo.
Por, ndihmëstrajneri i Zvicrës, Antonio Manicone, ka dhënë lajmin e shumëpritur. “Valon Behrami është mirë. Ai është stërvitur me ekipin, para se të punonte në mënyrë individuale”, ka thënë Manicone për mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ai siguroi se heroi i Zvicrës do të luajë të premten kundër Serbisë. “Valon Behrami është mirë. Ai ka përvojë dhe mund të jemi optimist se do të luaj”, ka shtuar tutje ndihmëstrajneri i Zvicrës.
Takimi Zvicër-Serbi do të zhvillohet të premten nga ora 20:00. Nati e filloi me barazim Botërorin, duke ndaluar Brazilin, derisa Serbia mundi Kosta Rikën 1:0.