Manchester City është kampion i Evropës. Skuadra angleze ka fituar këtë trofe për herë të parë në histori të saj.
City në finalen e zhvilluar në Stamboll ka mundur Inter-in me rezultat 1:0, shkruan albinfo.ch.
Golin e vetëm e realizoi Rodri në minutën e 68-të. Zikaltrit patën disa raste, por nuk shënuan dhe në fund anglezët festuan në fund.
Për trajnerin Pep Guardiola ishte trofeu i tretë në histori.