Skuadra e Xherdan Shaqirit, Liverpooli, megjithëse tërë sezonin ka pasur vetëm një humbje, nuk ka arritur të shpallet kampion në Premier Leauge.
Këtë e ka bërë për herë të dytë skuadra e Manchester Cityt, e udhëhequr nga strategu spanjoll Pep Guardiola, transmeton albinfo.ch.
City në ndeshjen e fundit e ka mposhtu si mysafir Brigtonin me rezultat 4:1, për ta kurorëzuar sezonin me titullin e kampionit.
Edhe Liverpooli ka shënuar fitore në ndeshjen kundër Wolves me rezultat 2:0.
City ka 98 pikë në 38 ndeshje një më shumë se Liverpooli që është e dyta.
Ndërsa top katërshen e madhe në PL e mbyllin Chelsea me 72 pikë dhe Tottenhami me 71.