Mbrojtësit e konsumatorëve paralajmërojnë për mallrat e lira nga Kina, që ofrohen në portalet online. Rezultatet e testeve të disa produkteve janë tronditëse.
Kufje për 4 euro, atlete për 8 euro, ose orë inteligjente për 16 euro. Të gjithë këto artikuj ofrohen online nga firmat kineze TEMU, AliExpress apo Shein, por ato kanë një problem.
Disa institute gjermane për mbrojtjen e konsumatorëve analizuan disa nga produktet e ofruara dhe rezultatet e testeve janë tronditëse.
Dyqanet online nga Kina jo vetëm tregtojnë mallra që janë të jashtëligjshme në BE, por edhe të rrezikshme. Për shembull, një nga kusitë elektrike multifunksionale që u testua rezultoi se nuk ka tokëzim dhe prandaj mund të shkaktojë goditje elektrike.
Po ashtu edhe kopsat e disa bluzave polo përmbanin substancën e dëmshme DPB. Doza e substancës DPB që u gjet gjatë analizave ishte 40 herë më e lartë sesa niveli maksimal i lejuar në Evropë.
Substanca DPB ndikon në nivelin e testosteronit dhe numrin e spermatozoideve tek meshkujt, ndërsa tek femrat shtatzëna ajo ndikon tek zhvillimi i fëmijës.
Teorikisht prodhuesit mbajnë përgjegjësi në mënyra të ndryshme për prodhimet dhe sigurisht përpiqen që t’i përmirësojnë vazhdimisht kontrollet e sigurisë së tyre.
Por, pyetja se sa një fabrikë kineze mallrash të lira do t’u përgjigjet vërtet kërkesave apo ankesave të një konsumatori nga Evropa, kjo mbetet e paqartë./DW