Autoritetet shëndetësore të Malit të Zi kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2 mijë e 219 raste të reja me Covid-19, derisa është konfirmuar 1 i vdekur, transmeton Albinfo.ch.
Deri në orën 15:00 janë raportuar si të shëruar nga pandemia gjithsej 1 mijë e 470 pacientë.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni Covid-19 që nga fillimi i pandemisë është 2 mijë e 434 persona.
Derisa numri i rasteve aktive me Covid-19 në këtë vend ka arritur në 21 mijë e 245 persona.