Mali i Zi është një ndër vendet e pakta që deri në fund të muajin mars nuk kishte regjistruar asnjë të prekur me Covid-19. Madje, rastet e para me koronavirus në Malin e Zi u paraqitën pas shfaqjes së kësaj pandemie në Kosovë.
Por, megjithatë, në raport me Kosovën, Mali i Zi e ka pothuajse të dyfishuar numrin e të infektuarve me koronavirus.
Gjatë ditës së sotme janë paraqitur edhe 6 raste të reja, dhe tani janë gjithsej 239 të infektuar, njofton Instituti i Shëndetit Publik.
Gjashtë të prekurit me këtë virus u zbuluan me anë të analizave të 104 mostrave, shkruan Albinfo.ch.