Majlinda Kelmendi, shqiptarja nga Kosova e cila në olimpiadën e Londrës përfaqëson Shqipërinë, e ka nisur me fitore garën e madhe në xhudo. Majlinda, 21 vjeçare në kategorinë 52 kg ka mundur finlandezen 29 vjeçare Aana Sundberg.
Ajo ka mbizotëruar gjithë kohën, ndonëse në fillim u paraqit e emocionuar.
Rezultati me të cilin ka fituar Majlinda është 110-1. Në të tetën e finales, xhudistja jonë do të ndeshet sot, me garuesen nga Mauriciusi, Christianne Lehgentil