Majlinda Kelmendi ka fituar çmimin si xhudistja më e mirë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, shkruan albinfo.ch.
Ky ishte një çmim shumë i rëndësishëm për të, derisa është shprehur shumë e lumtur. Ky çmim është i ngjashëm sikur me ‘Topin e Artë’ në futboll.
“Falënderim special për njeriun që më ka rritur dhe më ka bërë kampion, trajneri Driton. Vëllezërit Syla dhe Agroni. Të gjithë e njihni storien time. E kam nisur karrierën në Kosovë. Kam fituar gjithçka. Por, ky çmim sot është ‘Everesti’. Nuk mund të kërkoj për më shumë”, ka thënë xhudistja nga Peja.