Ndryshe nga Lojërat Olimpike në Londër, ku Majlinda garoi nën flamurin shqiptar, për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga KON, në Pragë Kelmendi garoi nën siglën e flamurit kosovar.
Kelmendi mposhti në finalen e kategorisë 48-52 kilogram ukrainasen Mariya Buyok.
Pos Majlinës, sukses në këtë kampionat shënoi edhe xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi, e cila përfundoi e treta së bashku me një rivale italiane dhe fitoi medlajne e bronztë, njofton TCH.
Pas mossuksesit në Londër, Majlinda Kelmendi në tetor të këtij viti fitoi medaljen e artë në Botërorin e zhvilluar në Stamboll.