Majlinda Kelmendi ka sjellë gëzimin e parë olimpik për kosovarët nga Rio. Kampionia e botës, Majlinda Kelmendi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike, pasi ka mposhtur zviceranen Evelye Tschopp.
Pas vetëm 30 sekondash luftë, Majlinda ka rrëzuar me ipon rivalen e saj Tschopp, për të kaluar në çerekfinale të Lojërave Olimpike.
Majlinda Kelmendit, pas startit të mirë i duhen edhe tri fitore për të arritur te medalja e artë.