Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mbërritur në kryeministri, përcjell albinfo.ch.
Ai është pritur nga shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama.
Macron po shoqërohet nën masa të rrepta sigurie.
Pas takimit, do të nënshkruhet edhe marrëveshja për thellimin e marrëdhënieve Shqipëri -Francë.
Rama dhe Macron do të mbajnë edhe konferencë për media.