Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, arriti sot për një vizitë dyditore në Beograd, e para kjo e këtij lloji pas 18 vjetësh.
Ai me këtë rast është takuar me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, pas të cilit do të mbahet një konferencë për media. Të dy presidentët do të bisedojnë për pesë marrëveshjet e nënshkruara bilaterale, të cilat janë pjesë e një pakete më të gjerë në fusha të ndryshme, si ekonomi, infrastrukturë, kulturë, armatim dhe industrinë ushtarake.
Para takimit, presidenti Macron tha se për tetëmbëdhjetë vjet asnjë president i Francës nuk kishte ardhur për vizitë në Serbi dhe, kjo “është shumë”.
Macron në Beograd ruhet nga 4000 forca policore, e masat e sigurisë janë në nivelin më të lartë.
Më herët u paralajmërua se gjatë kësaj vizite do të nënshkruhen tetë marrëveshje ekonomike.