Franca me sa duket ka anuluar një takim të planifikuar për në nëntor midis Presidentit të Shtetit, Macron dhe Presidentit Federal të Zvicrës, Parmelin në Paris. Vizita e Parmelin-it praktikisht u anulua nga ambasadori francez në Bernë, siç raportohet nga “SonntagsZeitung”.
Diplomati në fjalë më pas i është drejtuar Departamentit të Jashtëm të Zvicrës dhe u ka përcjellë lajmin zviceranëve se nuk do të kishte takim me Macron-in. Sipas diplomatëve, shkas ishte rrjedha e negociatave nga Bernë për blerjen e avionëve luftarakë.
Franca ndihet e tradhtuar nga Zvicra sepse zviceranët e kishin ditur tashmë gjatë negociatave me palën franceze se Berna do të zgjidhte të blinte F-35 amerikan, sipas gazetës, përcjell albinfo.ch. Departamenti Ekonomik Zviceran deklaroi se vizita ende nuk ishte vendosur përfundimisht. Pra, sipas tij, nuk bëhet fjalë për një anulim të një takimi të konfirmuar.