Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka bërë të ditur se sipas rezultateve të deritanishme, duke përfshirë votat e rregullta, votat me kusht, si dhe rreth 60% të votave me postë, partia e cila ka fituar numrin më të lartë të ulëseve në Kuvend është Lëvizja Vetëvendosje, me gjithsej 58.
Sipas Cakollit, pas LVV-së vjen PDK-ja me 19 ulëse, LDK-ja me 15 dhe AAK-ja me 8 ulëse.
Deri në orën 9:00 janë numëruar 33 mijë e 488 vota të diasporës.
Postimi i plotë i Cakollit: