Misioni Katolik Shqiptar në Luzern në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Nëna Tereza” në Zvicër organizojnë më 29 qershor 2025, një akademi përkujtimore dhe ekspozitë dokumentare me titull: “Rikujtesë – Ata janë vetë liria”, kushtuar fëmijëve të vrarë në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
Ngjarja do të mbahet në:
📍 Gerliswilstrasse 73a, Emmenbrücke LU
🕕 Ora 18:00
Në kuadër të programit do të shfaqen materiale dokumentare, do të mbahen fjalime përkujtimore dhe do të ofrohen pika artistike dhe muzikore.
I ftuar special në këtë ngjarje do të jetë z. Nusret Pllana, autor i veprës “Fëmijët shqiptarë në Kosovë – viktima të gjenocidit”.
Aktiviteti synon të ruajë kujtesën kolektive dhe të nxisë ndërgjegjësimin shoqëror mbi vuajtjet e popullatës civile, në veçanti të fëmijëve, gjatë luftës në Kosovë.
Ngjarja është e hapur për publikun dhe mbështetet nga komuniteti shqiptar në Zvicër.
📩 albanermission@migrantenseelsorge-luzern.ch
📞 041 250 52 60
🌐 www.misioni-lu.ch

