Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Sylejman Selimi është dënuar me 6 vjet heqje lirie, ndërsa ish-komandanti rajonal i UÇK-së dhe kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku është dënuar me 12 vjet burg. Vendimi është marrë nga Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Ata janë gjetur fajtor për keqtrajtimin dhe vrasjen e një qytetari në Burgun e Likocit në Drenicë, gjatë periudhës së luftës. Ndërsa Sabit Geci, bashkëluftëtarë tjetër i tyre, është liruar nga akuza për krime lufte ndaj popullatës civile.
Sipas verdiktit të gjykatës, Sami Lushtaku është shpallë fajtor për vrasjen e një personi në shtator të vitit 1998, ndërsa Sylejman Selimi si pjesë e UÇK ka shkelur konventat e luftës, duke e trajtuar çnjerëzisht një dëshmitar si spiun serb. Sami lushtaku është kryetar i Skenderajt ndërsa Selimi ka qenë ambasador i Kosovës në Tiranë.