Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Veç tij, pozitiv me Covid-19 ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij, Albina, por thotë që nuk kanë ndonjë simptomë dhe se po përcjellin rekomandimet e institucioneve.
Ky është njoftimi i plotë:
”Miq,
Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitivë. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm”./albinfo.ch