Pas krizës së fundit financiare, tregtia e mallrave ndërmjet Gjermanisë dhe Zvicrës sërish është rimëkëmbur.
Viti kaluar, shkëmbimi i mallrave ka arritur vlerën prej 94.9 miliardësh ndërmjet dyja vendeve.
Krahasuar me vitin e kaluar, është tejkaluar shifra prej 5.8 miliardë frangash.
Megjithatë niveli i lartë tregtar nuk është arritur, thonë në Odën Ekonomike Gjermani-Zvicër.
Zyrtarë të Odës Ekonomike Zvicër-Gjermani, në një konferencë shtypi sot në Cyrih, kanë thënë të ketë qenë viti 2010 solid sa i përket tregtisë së mallrave ndërmjet Zvicrës dhe Gjermanisë.
Në vitin 2008, ndërmjet dyja vendeve shkëmbim tregtar i mallrave kishte arritur vlerën rekorde prej 106.6 miliardë frangash.