Një çift në Filipine është duke ndihmuar të tjerët që të gjejnë alternativa më afatgjate dhe më të lira për t’u dhuruar lule atyre që i duan. Ideja e tyre qëndron në lule origami.
Avokati Alex Castro dhe e dashura e tij, mjekja Ann Rodriguez, janë duke punuar në këtë projekt çdo ditë që nga janari dhe duan t’i përfundojnë porositë në Shën Valentin.
Puna e tyre, e cila përmbahet nga dhjetëra apo më shumë lule origami, luledielli e të tjera, kushton mes 10 deri në 20 dollarë dhe janë vetëm një e treta apo e pesta e çmimit real me të cilin shiten lulet e këtilla në tregjet e Manilas.
Për secilën lule duhen rreth 15 minuta që të përfundojë dhe një buqetë e tërë detyron çiftin që të punojë së paku 3 orë. Luleshitësit e origamit kishin filluar të krijojnë buqeta nga këto lule në janar, për të larguar stresin nga puna. Më pas, u erdhi ideja të krijojnë projektin për ditën e të dashuruarve.
Studenti Byron Bueno, i cili bleu një lule për të dashurën e tij, tha se puna e çiftit i duket e jashtëzakonshme, njëjtë sikurse edhe dizajni i lules. Castro, ndërkaq, tha se planifikon të vazhdojë punën për të ofruar këto lule edhe në dasma.