Tashmë është zyrtare. Lukas Mandl do të kandidojë për të tretën herë si deputet në Parlamentin Evropian, shkruan albinfo.at.
Eurodeputeti austriak, i cili për dy mandate ishte zëri më i fuqishëm i Kosovës në Parlamentin Evropian, është duke kërkuar mbështetje për të votuar që të rizgjidhet edhe një herë deputet në Parlamentin Evropian.
Me datën 13 prill, nga ora 14:00 në Baden, Lukas Mandl fton komunitetin shqiptar në Austri për një takim informues rreth zgjedhjeve në Parlamentin Evropian.
“Në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, më 06-09 qershor, Lukas Mandl fton komunitetin shqiptar të kalojmë një pasdite së bashku”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.at.
Ky tubim, i cili bashkorganizohet nga shoqata “17 Shkurti”, pritet të mbahet më 13 prill, duke filluar nga ora 14:00, në: Halle B, Walterdorf Straße 40, 2500 Baden
