Futbollisti kroat, Luka Modriq ka fituar për herë të parë në karrierën e tij ‘Topin e Artë’.
Ai më parë kishte fituar çmimin “The Best” nga FIFA. Modriq përmbylli vitin në mënyrë të mrekullueshme, ku ishte finalist me Kroacinë në Botëror, futbollisti më i mirë i Botërorit, futbollisti më i mirë nga FIFA dhe tani edhe ‘Topin e Artë’, shkruan albinfo.ch.
Ai ishte shumë i lumtur për këtë çmim, duke thënë se e ka ëndërruar.
Për herë të parë pas më shumë se 10 vitesh, këtë çmim nuk e fiton Ronaldo ose Messi.
Argjentinasi përfundoi në vendin e pestë, derisa portugezi në të dytë.