Atletja shqiptare, Luiza Gega, nuk ka arritur të sigurojë kualifikimin për në finalen e madhe të Paris 2024.
Ajo e mbylli garën e saj të 3000 m me pengesa ne vendin e 9-të me kohën 9:27:41.
Pas një nisje të mirë në start, në mesin e garës Luiza nuk mundi të ruajë ritmin, duke humbur grupin e 5 të parave që siguronin kualifikimin.
Me gjithë përpjekjet në xhiron e fundit, Luiza Gega nuk arriti të shkonte më lart se vendin e 9, duke mbyllur kështu përfaqësimin në Lojërat Olimpike, të tretat në karrierë për Luiza Gegën.