Quhet Luis Hasa, djaloshi i cili po tërheq vëmendjen e trajnerëve të akademisë së Juventusit, transmeton albinfo.ch.
Ai me lojën dhe talentin e tij po shfaq profesionalizm në futboll, pavarësisht moshës së tij të re, në grupmoshat deri në 19 vjeç.
Luisi luan si mesfushor, është 17-vjeçar dhe ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e djeshme, në derbin ndaj Torinos, ku Juventusi U-19, triumfoi me rezultatin 4-2.
Ai shënoi golin e dytë për bardhezinjtë, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh, teksa tregoi edhe një paraqitje shumë të mirë. /Albinfo.ch