Armando Sadiku po shkëlqen këtë sezon me Luganon në Superligën zvicerane. Ai erdhi si huazim nga Zurich që garon në Ligën e Parë, raporton albinfo.ch.
Pasi është vendimtar për skuadrën e tij, Sadiku po kërkohet nga disa skuadra evropiane dhe vështirë se mund të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në Lugano.
Megjithatë, sipas mediave zvicerane, Lugano nuk e ka ndërmend të lëshojë yllin shqiptar.
Lugano sezonin e ardhshëm gjithashtu mund të luajë në garat evropiane dhe kjo do të ishte një mundësi e mirë që Sadiku të luajë në Ligën e Evropës.