Goli i parë në ndeshje është shënuar në fillim të saj, gjegjësisht në minutën e tetë nga Samir Fazli, shqiptari nga Maqedonia i ardhur rishtas në Zvicër nga Holanda.
Por, trimi i ndeshjes ka qenë shqiptari tjetër, Drilon Paçarizi i Luganos. Pos që ka shënuar golin e fitores në minutën e 78-të, ish lojtari i Locarnos, i rritur në Gjenevë, ka përgatitur edhe golin e parë. Atë që e ka shënuar bashkëlojtari i tij Sergio Cortelezzi në pjesën e parë të lojës.
Paçarizi, në 11 ndeshjet e deritashme të këtij sezoni ka shënuar katër gola. Klubi i tij zë vendin e katërt në Challenge-Leagaue.