Aleanca rebele në Siri ka shpallur fundin e qeverisë së Asadit: “Ne njoftojmë se kryeqyteti Damasku është çliruar”.
Që nga mbrëmë ka pasur zëra se Assadi është larguar nga vendi. Në mesditë Rusia konfirmoi se sundimtari i Sirisë ishte larguar nga vendi. Ai me sa duket është në Moskë, përcjell SRF.
Transferimi i pushtetit duhet të bëhet në mënyrë të rregullt. Për momentin, kryeministri aktual i Sirisë do të mbikëqyrë institucionet shtetërore, transmeton albinfo.ch.
Sipas agjencive ruse të lajmeve, të cilat citojnë burime qeveritare, Rusia i ka ofruar azil presidentit sirian Bashar al-Assad dhe familjes së tij. Assad është në Moskë teksa detaje të mëtejshme janë në pritje.