Lucerni ka siguruar Ligën e Evropës, pas fitores 3:0 që shënoi të dielën ndaj Thunit, në ndeshjen e fundit të superligës zvicerane.
Fitoren e siguruan Hekuran Kryeziu dhe Haxhi Neziraj. Ky i fundit ka asistuar golin e parë të ndeshjes në minutën e 39-të. Për shkak të një lëndimi nuk ka luajtur Jahmir Hyka.
Luzerni përfundoi stinorin në pozitën e katërt, që ia mundëson kualifikimin në Ligën e Evropës