Gjatë kësaj jave në pesë takimet e zhvilluara u shënuan gjithsejt 9 gola. Nga shqiptarët u aktivizuan 10 futbollistë, deri sa 2 futbollistë shqiptarë u ndëshkuan me karton të verdhë. Asnjëri prej tyre nuk ishte golshënues. Një asistim i vetëm-Xherdan Shaqiri.
FC Basel–FC Luzern 1 : 0
Në kuadër të gjiros së parafundit ,të 17-të në futboll,në super ligën e Zvicrës,në Bazel u zhvillua derbi i kësaj gjiroje dhe derbi i sezonit vjeshtor. U takuan kampioni në fuqi dhe lideri i ligës FC Bazeli dhe i dyti në renditje, FC Lucerni. Ndeshja u luajt në praninë e mbi 31000 shikuesve,Fitorja i takoi liderit me rezultat minimal 1 : 0 me golin e shënuar nga Marco Streler në minuten e 70 pas asistimit të futbollistit Xherdan Shaqiri. Në këtë ndeshje u aktivizuan 4 futbollist shqiptar,nga dy për të dy ekipet.Për vendësit Xherdan Shaqiri luajti tërë ndeshjen dhe Granit Xhaka nga fillimi e deri në minuten e 81. Në anën tjetër për mysafirët,Burim Kukeli luajti tërë ndeshjen e Jahmir Hyka u aktivizua nga minuta e 72.
FC Grasshopper–FC Thun 1 : 0
Në këtë ndeshjen u aktivizuan 3 futbollistë shqiptarë. Për vendësit Orhan Mustafi luajti tërë ndeshjen, kurse për Thunin Muhamed Demiri 90 minuta e Milaim Rama nga fillimi e deri në minutën e 76.
FC Servette–FC Zurich 0 : 1
Mysafirët fituan ndeshjen me rezultat minimal. Meritë për këtë kanë edhe dy futbollistët shqiptarë Adrian Nikçi, i cili luajti nga fillimi e deri në minutën e 81 duke u ndëshkuar me karton të verdhë në minuten e 77, dhe Admir Mehmedi i cili u fut në lojë nga minuta e 59-të
FC Lausanne Sport–FC Neuchatel Xamax 1 : 3
Në derbin për pjesën e Zvicrës frankofone, fituan mysafirët me merit. Në këtë takim u aktivizua tërë ndeshjen Vullnet Basha për mysafirët.Njëherit dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minuten e 54. Basha është futbollist i cili u rritë dhe u kalit për FC Lausanne e në këtë ndeshje fitoi ndaj ish klubit të tij. FC Young Boys– FC Sion 1 : 1
Në këtë ndeshje nuk luajti asnjë futbollist shqiptar.