Notari nga Shqipëria, Franci Aleksi, është stërvitet për t’u kualifikuar në FINA – Federata Ndërkombëtare e Sporteve Ujore në Lozanë, Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Franci Aleksi, studenti i parë nga Shqipëria, fitoi një stazh te paguar tek FINA – Federata Ndërkombëtare e Sporteve Ujore në Lozanë, Zvicër.
Ai ka fituar 5 rekorde kombëtare në not dhe ka marrë pjesë në gara në 25 vende.
Sot Ambasadorja e Zvicrës, Ruth Huber, bisedoi me Francin mbi planet që ka për të kontribuar për sportet ujore në Shqipëri, e përgëzoi atë për modelin pozitiv që u jep të rinjve dhe i uroi atij ditëlindjen!
