Në Lozanë vullnetarët kanë bërë për Pashkë një mozaik prej më shumë se 34.000 vezësh të ngjyrosura. Paratë që mblidhen do t‘u dedikohen familjeve, fëmijët e të cilëve janë duke vuajtur nga kanceri.
Kushdo ka mundur të kontribuojë me një frang për një vezë. Rreth 100 vullnetarë ishin angazhuar për të përfunduar mozaikun.
Paratë e mbledhura do t’u ndahen një organizate humanitare nga pjesa perëndimore e Zvicrës, e cila është e angazhuar t’i ndihmojë fëmijët me kancer.