Libri monografik i gazetarit, Rexhep Rifati, në Lozanë, Cyrih e Kreuzlingen shoqërohet edhe me disa pika artistike, të zhanreve të ndryshme, të krijuesve tanë në shtetin helvetik
Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër (SHKSHZ ) , në tri qendra të Zvicrës organizon promovimin e librit: “Shqiptarët e Zvicrës- 1001 pamje” të gazetarit Rexhep Rifati edhe atë në:
1) Restaurant: Al Grotto, route de Reculan, En Vertet 1024 Ecublens/VD (përballë shitores Conforama ). Data, 26 janar, e diele, ora 15
2) Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim, Sonnenwiesenstrasse 26/ 8280 Kreuzlingen. Data 1 shkurt , e shtunë, ora 18
3) Restaurant : Salmen Uitikonerstrsse 17 / 8858 Schlieren ZH (044 730 60 71). Data 2 shkurt , e diele ora 15
Në të gjitha promovimet anëtarë të shoqatës, kryesisht shkrimtarë do të flasin lidhur me monografinë kushtuar arritjeve të shqiptarëve në Zvicër. Gjithashtu të gjitha këto evenimente do të shoqërohen edhe me pika tjera artistike, të zhanreve të ndryshme, të krijuesve tanë në shtetin helvetik. Përndryshe libri përmes 1.224 fotosh, të realizuara, kryesisht nga autori, në mbi 500 faqe regjistron të arriturat e shqiptarëve në Zvicër në fusha të ndryshme.
Kryetari i SHKSHZ, Besnik Camaj