Është bërë e ditur se 1,000 të rinj janë mbledhur për një ndeshje jozyrtare të futbollit në Zvicër, duke thyer rregullat e bllokimit, sipas së cilës, policia zvicerane ka nisur hetimin e këtij rasti, transmeton albinfo.ch.
Mbledhjet masive aktualisht janë të ndaluara sipas rregullave të vendosura nga qeveria për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Ndeshja midis ekipeve nga Lausanne dhe Yverdon u mbajt në periferi në një atmosferë feste, raportoi RTS. Të pranishmit ishin përgjithësisht të moshës 16-20 vjeç dhe ishin njoftuar për ngjarjen në mediat sociale dhe aplikacionet e mesazheve, shkruan RTS.
Policia ka filluar një hetim se kush ishte përgjegjës për organizimin e ndeshjes. “U vlerësua si joproduktive dhe madje e rrezikshme që policia të ndërhynte duke pasur parasysh numrin e njerëzve që morën pjesë”, tha zëdhënësi i policisë së qytetit Antoine Golay. /Albinfo.ch