Do të ketë një frymë festive në Lozanë këtë vit – por për një kohë më të kufizuar.
Qyteti i ka dhënë përparësi shfaqjes së dritave të Krishtlindjeve – por në vend të datës së fillimit normal, e cila do të ishte javën e kaluar, dritat do të ndizen nga 1 dhjetori.
Pastaj dritat do të fiken në orën 20:00 dhe jo në mesnatë si tradicionalisht, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Do të ketë gjithashtu më shumë drita LED të kursimit të energjisë – qyteti shpreson se konsumi i energjisë do të ulet me 60% krahasuar me vitet e mëparshme.