Vllezërit Lorik e Lorian Musa janë fitues të shumë çmimeve ndër vite të artit marcial, Karatesë. Kështu, vitin e shkuar Loriku u rendit i treti në Kampionatin e Zvicrës në kategorinë Y14. Ndërsa dje, të dielën, në turneun e kantonit të Neuchatel-it, edhe pse u lëndua në raundin e dytë, nuk u dorëzua deri në fund dhe arriti të fitojë vendin e 5-të në kategorinë Y16.
Kjo fitore i mundësoi të kualifikohet direkt në Kampionatin e Zvicrës e më gjërë. Kështu, Lorik Musa premton të bëhet emër me rëndësi në sportin e karatesë.
Ndërsa Lorian Musa pasi fiton 4 runde me dallim maksimal të pikëve me kundërshtarët e tij, e humbi duelin e fundit. Loriani apo siç e quajnë ndryshe ‘djali elektrik’ shpërblehet me vendin e tretë në kategorinë Y14. Kjo i hap atij dyert direkt për kualifikim në Champion Suisse, duke mos harruar se Loriani është kampion i shumëfishtë në kantonin Valais për vite me radhë në kategorinë e tij.
Po ashtu në vitin 2021 ai zuri vendin e 5-të në Kampionatin e Zvicrës.
Vëllezërit Musa për në fund të muajit do të udhëtojnë drejt kampionatit të Luxembourgut ku shpresojmë të sjellin fitore të reja.

