Përmes një video-mesazhi, i shpërndarë edhe nga vetë kryeministri Edi Rama, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i bën thirrje gjithkujt të ruajë veten dhe të tjerët duke respektuar masat dhe kujdesin thelbësor që duhet të tregojë secili prej nesh; nga larja e shpeshtë e duarve, te shmangia e kontakteve fizike.
“Më mirë që tani të bëjmë secili nga një sforcë të madhe dhe të dalim nga kjo situatë sa më shpejt”, shprehet ndër të tjera Cana.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2550747938506269/