Ndryshon ngjyra e medaljes dhe emrit të sportistes, por jo edhe sportit.
Xhudistja, Loriana Kuka, nuk arriti të vazhdojë traditën e medaljeve të arit, të fituara nga xhudistët tanë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, shkruan albinfo.ch.
Garuesja kosovare u mposht në finale nga italiania, Giorgia Stangherlin, në kategorinë -78 kg, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Me tri të arta dhe një të argjendtë, xhudo e mbyll suksesshëm misionin në Tarragona të Spanjës.
Loriana Kuka jeton në Zvicër, derisa garon për Kosovën.
Ajo është mbesa e trajnerit Driton Kuka. Ky i fundit është shprehur shumë i kënaqur me sukseset në Spanjë.