May ka pasur debate me liderin e partisë më të madhe opozitare Jeremy Corbin, i cili mbroi idenë se ndërhyrja ushtarake duhet të kryhet vetëm me mandat të OKB-së. Por nga Partia Konservatore, duke iu përgjigjur liderit të Partisë Laburiste tha se pikërisht qeveria e fundit laburiste kishte ndërhyrë në Kosovë, Gjirin Persik me arsyetimin e zbutjes së vuajtjeve humanitare dhe pa mandat të Kombeve të Bashkuara.
“Zbutja e vuajtjeve humanitare është arsye e vlefshme e cila është përdrorur nga partia laburiste në ndërhyrjen 68 ditore në Kosovë”, kanë thënë nga partia e May.
Përkundër liderit laburist, ish ministri i tyre gjatë kohës së Tony Blaire, Lord Morris, ka mbështetur May për ndërhyrjen ushtarake në Siri. “Ndërhyrja në Siri legale si në Kosovë,” tha ai për BBC.