Kryeqyteti britanik ka shpenzimet më të larta të pagave dhe me pjesën më të madhe të asaj që ekonomia ka prodhuar Live / Work Index , i cili është matur çdo vit nga kompania konsulente “Savils”, shkruan BBC, përcjell albinfo.ch.
Indeksi tregon vlerën e qirasë së banesave dhe zyrave për person për një vit. Në gjysmën e parë të vitit 2015 pjesa më e lartë e qirave të apartamenteve dhe zyrave në Londër sillej mesatarisht 118 425 dollarë amerikanë për person në vit.
Në krahasim me vitin 2008, Live / Work Index është rritur me 20.7%.
Qyteti i dytë më i shtrenjtë për të jetuar dhe punuar në botë është Hong-Kongu, ku kjo shifër është 116 661 dollarë, ose 0.4% më shumë se në vitin 2008.
Në pozitën e tretë është Nju-Jorku, ku rritja për 7 vjet është 28.4%, dhe nga mesi i këtij viti indeksi ishte 114 208 USD. Dallimi më i madh në krahasim me vitin 2008 është regjistruar në San Francisko, – 59.8%.
Në fund të listës është renditur Mumbai. Shpenzimet për punëtor në vit në këtë qytet arritën në 29,088 dollarë. Para tij ishte Shanghai me shpenzimet e jetesës për 44,043 dollarë.
Kostoja e jetesës dhe e të punësuarve është vetëm një element në përcaktimin e aksesit te pasuritë e patundshme, thonë analistët e “Savils”.