Sopranoja Elbenita Kajtazi, me një karrierë të suksesshme në muzikë, do të marrë pjesë në festivalin “Glyndebourne Opera 2020” në Londër. Artistja do të interpretojë rolin “Adina” nga opera e mirënjohur “L’elisir d’amore”, kompozuar nga Donizetti, shkruan albinfo.ch.
Sopranoja shqiptare nga Kosova, e cila jeton në Gjermani, ka interpretuar në shumë skena prestigjioze operistike.
Ajo së fundi në profilin e saj Facebook ka shkruar se do të jetë pjesë e festivalit “Glyndebourne Opera 2020” në Londër.
Më poshtë postimi i saj i plotë:
Nuk e përshkruaj dot me fjalë se sa e lumtur jam që do jem pjesë e festivalit Glyndebourne Opera 2020!
Nën dirigjimin e Enrique Mazzola me orkestren London Philharmonic Orchestra do kem rastin të këndoj rolin tim të dashur Adina nga opera e mirënjohur L’elisir d’amore kompozuar nga Donizetti.
Në të njëjtën kohë që unë do kem kënaqësinë të këndoj në Glyndebourne Opera House, motra ime Ermonela Jaho do ketë shfaqjet e Madama Butterfly në Royal Opera House në Londër. Për mua një moment i tillë ka rëndësi shumë të madhe, sepse para gjashtë viteve Ermonela më ka thënë që një momenti tillë do të vijë nëse i përkushtohem punës me dedikim dhe pasion.
Jam me fat, sepse do kem mundësi ta punoj Traviaten me Violettën më të mirë në botë.
Ermonela , mezi po pres…