Ju mund të vizitoni disa prej qyteteve më të bukura dhe mikpritëse dhe të shihni disa nga vendet më të mira, të pasura me histori. Ndonëse një vend i vogël, Kosova ka bukuri mahnitëse që të duhet kohë e gjatë për t’i shijuar e për t’i kujtuar. Kjo ishte edhe motoja që Kosova u promovua në Britani.
The Adventure Travel Show, ngjarja e vetme në Mbretërinë e Bashkuar që u kushtohet destinacioneve “jashtë radarit”, prezantoi Kosovën si destinacionin që patjetër duhet të përjetohet, shkruan albinfo.ch.
Ky prezantim u bë përmes ofertave të ndryshme dhe tërheqëse nga operatorët turistikë që morën pjesë si ekspozues Balkan Natural Adventure Outdoor Kosovo LYNX Freeride Wander Adventures.
Ngjarja u mbajt në Londër. /Albinfo.ch.


