Të gjitha lokalet në Prishtinë që nuk respektojnë rregulloren e kryeqytetit për zhurmën e lejuar, do të gjobiten nga dita e hënë.
Siç ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, monitorimi do të fillojë menjëherë.
“Vizituam sot Dhomën e Monitorimit të Ndotjes Akustike në Inspektoriatin e Kryeqytetit. Nga e hëna fillojmë edhe zyrtarisht punën dhe duke u bazuar në rregulloren e miratuar në Kuvend, të gjitha lokalet e gastronomisë në Kryeqytet, të cilat nuk respektojnë decibelët e lejuar, do të gjobiten”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.