Futbollisti kosovar Leutrim Kryeziu, i cili është zgjedhur edhe kampion me ekipi KF Drita nga Gjilani ka nënshkruar nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin e famshëm zvicran që luan në superligën e këtij shteti, FC Lugano.
Ishte vetë Kryeziu i cili përmes profilit të tij zrytar në ‘Facebook’ ka treguar në lidhje me nënshkrimin e kontratës.
Leotrim Kryeziu përmes profilit të tij në Facebook ka lajmëruar nënshkrimin e kontratës me Luganon deri në vitin 2022.
“Katër vitet e ardhshme në FC Lugano. I falem Zotit që më ka mundësuar të jam ky që jam. I detyrohem pafund familjes sime të shenjtë që ka mbështetë në kontinuitet cdo hap të karrierës sime, që nga fillet e formësimit gradual, edhe përkundër sfidave të shfaqura ndër vite!Jam shumë mirënjohës e falënderues për ambientin shumë familjarë, pritjen e ngrohtë dhe klimën miqësore që më është ofruar te FC Lugano, për c’gjë ndjehem i privilegjuar. Shpresoj të jap maksimumin tim, në funksion të sukseve te skuadrës së re”, ka shkruar Kryeziu.
