Vitin e shkuar, Facebooku prezantoi ‘Events’ – një aplikacion i ndarë i cili përmbante kalendar me ngjarjet rreth një lokacioni të caktuar.
Aplikacioni nuk qëlloi në shenjë dhe dështoi për pak ditë pas lansimit.
Sot Facebooku po e provon sërish. Nga tani e tutje, aplikacioni njihet me emrin ‘Local’ dhe do të përmbajë informacione nga bizneset dhe ‘reviewsat’ e përdoruesve të rrjetit social.
“Aplikacioni i ri, Facebook Local, ndihmon të gjeni atë që doni, ku shkoni, ku të hani, ose çfarë ju duhet – të gjitha të rekomanduara nga njerëz që njihni dhe ju besoni”, ka thënë Aditya Koolwal nga kompania, përmes një njoftimi, transmeton Albinfo.ch.
Shumica e informacioneve të tilla veçse janë tashmë në telefonat e përdoruesve të Facebookut.