Sot ka filluar në Bern simpoziumi i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës me temë Sindromi metabolik dhe pasojat e tij. Para një pjesëmarrjeje të gjerë simpoziumin e ka hapur kryetari i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës dhe shefi i kardiologjisë në Spitalin Kantonal të Luzernit, Prod. Dr. Med.Florum Cuculi, i cili tha që ky simpozium mund të mos jetë i madhi që ju mjeke e mjekë keni mund te merrni pjesë, por është simpoziumi më i madh i mjekëve shqiptarë të Zvicrës dhe për këtë ai meritat ia atribuoi organizatorëve dhe kryesisë së Lidhjes.
Referenti i parë Dr. med. Agron Abrashi hapi simpoziumin duke sjellë kështu përvojen e tij shumëvjeçare në ttrajtimin e temës Sindromi metabolik dhe pasojat e tij.
Programi më tej vazhdon me referentët e tjerë, për të cilët do të sjellim një shkrim të plotë nesër.
Organizatorët ishin kujdesur në fillimi të simpoziumit të sjellnin një pikë muzikore të ngrohët me të rinjtë e talentuar, që interpretuan këngën Mora fjalë.
Sipas organizatorëve interesimi i mjekeve dhe mjekëve shqiptarë për pjesëmarrje këtë vit ka qenë i jashtëzakonshëm dhe për shkak të hapësirës, nuk ia kanë dalë t’ju bëjnë vend të gjithë të interesuarëve.




