Natën në mes të së shtunës dhe të dielës, 24-25 tetor, ka filuar llogaritja dimërore e kohës në Evropë dhe në vende të tjera.
E gjithë ajo që duhet të bëni është që në orën tuaj t’i ktheni akrepat e orës për një orë mbrapa.
Mbrëmë keni zgjatur kohën e gjumit për një orë më shumë.
Llogaritja e kohës sipas skemës verore/dimërore ka filluar në kuadrin e shteteve të BE-së në vitet e shtatëdhjeta.
Me këtë rregullim synohej që të shfrytëzohej më shumë drita e ditës, në mënyrë që të kursehet energjia elektrike.
Por, gjithnjë më shumë shkencëtarë hedhin dyshime rreth dobisë që mund të sjellë një masë e tillë.